Thirrje për trajnime falas në zhvillimin e aftësive profesionale

Thirrje për trajnime falas në zhvillimin e aftësive profesionale

Projekti "Koha e grave të fuqishme”

Organizata Jo Qeveritare Medica Gjakova me mbështetje nga Qeveria Gjermane përmes GIZ Kosova, shpall thirrjen për trajnime falas në kuadër të Programit "Koha e grave te fuqishme”. Këto trajnime kanë për synim rritjen e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës dhe promovimin e fuqizimit të tyre ekonomik.

Trajnimet do të ofrohen në këto tema:

• Ndërmarrësia Sociale

• Marketing, Shitjet dhe Shërbimet Online dhe Brendimi

RRETH PROJEKTIT

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të përmirësojë kushtet socio- ekonomike të grave përmes rritjes së së mundësive të punësimit për gratë e mbijetuara (përfshirë anëtarët femra të familjes) të SGBV-së, të rinjtë e margjinalizuar dhe të kthyerit në pjesën perëndimore të Kosovës (rajoni i Dukagjinit).

Objektivi është krijimi i mundësive për punësim dhe vetëpunësim në fushën e rrobaqepësisë, kateringut, për gratë e mbijetuara (gratë anëtare të familjes), të të rinjve dhe të kthyerve të SGBV së, duke ofruar trajnime profesionale dhe trajnime online për Ndërmarrësinë Sociale, marketing, shitje dhe brandim. Trajnimi për ndërmarrësi, gjenerimi i të ardhurave përmes dyqanit Medica Gjakova dhe aktiviteteve të ndërlidhura, të cilat do të ndihmojnë pjesëmarrëset në zhvillimin e kapacieteteve të tyre.

 

Parimi ynë është "Fuqizo gratë dhe mos leni askënd prapa”.

 

Fuqizimi i grave të mbijetuara të SGBV-së ose anëtarëve të familjeve të tyre do të trajtohet në dy sektorë:

(1) Rritja e njohurive, aftësive dhe mbështetja e punësimit në fushën e rrobaqepësisë, kuzhinës dhe trajnimeve për Ndërmarrësinë Sociale, Marketing, Shitjet dhe Shërbimet Online dhe brendimi.

(2) këshillim psiko-social/karrierë dhe kujdes mjekësor në nivel individual dhe/ose grupor për të mbështetur integrimin e tyre në tregun e punës për të drejtën pronësore të grave kur hapin një biznes ose vetëpunësohen.

Projekti kontribuon në stabilizimin e komuniteteve në rajonin e Dukagjinit dhe një riintegrim të qëndrueshëm të personave që kthehen nga një vend evropian apo rajoni.

THIRRJA ZBATOHET PËRMES HAPAVE TË MËPOSHTËM

Hapi i parë:

Pjesëmarrësit e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar aplikacionin e plotësuar në: [email protected] ose [email protected], ose të drejtohen pranë zyreve të Medica Gjakovës në Gjakovë për aplikim.

Hapi i dytë:

Medica Gjakova do t’i vlerësojë të gjitha aplikimet bazuar në kriteret e caktuara si më poshtë:

Të gjithë të rinjët pa dallim, duke filluar nga mosha 18 deri 29 vjeqare; këta të rinjë duhet të jenë të gatshmëm të udhëtojnë dhe të përcjellin të gjithë programin e trajnimit.

Janë gjithsejë 30 vende të lira dhe inkurajohen të aplikojnë edhe minoritetet dhe të riatdhesuarit.

Hapi i tretë:

Pas vlerësimit të aplikacioneve, të gjitha kandidatët e kualifikuara për pjesëmarrje në

trajnim, do të njoftohet me kohë.

Të gjithë të rinjtë nga mosha 18-29 vjeç që do të marrin pjesë nël trajnim dhe do të jenë të rregullt , do të pajisen me çertifikatë pas përfundimit të trajnimit.

Trajnimet do të zbatohen duke u bazuar në modelin praktik dhe teorik dhe do të ofrojnë mundësi të mira në zgjërimin e aftësive për të gjithë pjesëmarrëset.

 

 

KUSH MUND TË APLIKOJ!?

Të gjithë të rinjët e  moshës 18 - 29 vjeçare të rajonit të Kosovës! Thirrja për aplikim është e hapur deri më 22.05.2024

MBESHTETJE FINANCIARE

Trajnimet organizohen në kuadër të projektit "Koha e grave te fuqishme” dhe ofrohen falas për të gjithë pjesëmarrësit.

INFORMACION SHTESË

Për më tepër informata mund të na kontaktoni:

Medica Gjakova - MGJ 

Rr. Fadil Nimani Nr. 34, 50000 Gjakovë

www.medicagjakova.org

email: [email protected]

 [email protected]

facebook: Medica Gjakova

Tel: +383 (0) 390 326 812

Mob: +383 (0)44 432 742

Formulari

tp-bottom