Njoftim mbi paraqitjen e provimeve në afatin e tetorit 2023

Njoftim mbi paraqitjen e provimeve në afatin e tetorit 2023

Njoftohen studentët e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” se në mbledhjen e Senatit  të mbajtur me dt. 19.10.2023  është marrë vendim që të lejohet afati i tetorit dhe që studentët të kenë të drejtë të paraqesin deri në dy provime.

Provimet e dhëna nuk do të llogariten për kusht për regjistrimin e vitit pasues.

Bazuar në këtë, për paraqitjen e provimeve në afatin e tetorit 2023 SMU-ja do jetë e hapur nga data 25 - 30 Tetor 2023. Ndërsa, provimet mbahen nga 31 Tetor- 7 Nëntor 2023 sipas orarit të përpiluar nëpër fakultetet përkatëse.

Jashtë kësaj periudhe, studentëve nuk ju lejohet paraqitja e provimeve, pasi që sistemi mbyllet automatikisht.

Manuali i përdorimit të SMU për studentë mund të shkarkohet në këtë link.

Vendimi

tp-bottom