Rriten bursat studentore në UFAGJ-Konkursi
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë shpall konkursin për studentë të cilët kanë të drejtë aplikimi për bursë në vitin akademik 2024/2025. Për këtë vit shuma e bursës është rritur nga 600 euro sa ka qenë në 800 euro. Ky hap është bërë me qëllim që të ndihmohen studentët e talentuar në rrugën e tyre akademike, duke u krijuar atyre kushte të përshtatshme. Me këtë ndryshim Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë dëshmon edhe njëherë tjetër përkushtimin që ka në investimin te studentët me potencial duke i mbështetur financiarisht drejt zhvillimit të tyre profesional.
Afati i aplikimit zgjat 15 ditë, përkatësisht prej datës 28.10.2024 deri me datë 11.11.2024- në ora 16:00.
Studentët e Universitetit "Fehmi Agani" Gjakovë të cilët kanë të drejtë aplikimi për bursë përveç dokumentacionit të kërkuar në konkurs duhet të aplikojnë edhe në SMU sipas procedurës si më poshtë:
1. Studentët qasen në SMU e tyre dhe duhet të klikojnë tek fusha NJOFTIMET / TJERA - APLIKO PËR BURSË (shiko MANUALIN në faqe 33)
2. Klikoni butonin APLIKO
3. Pasi të hapet dritarja, tek "Apliko për bursë për vitin akademik" duhet të zgjedhet viti akademik 2023/2024, tipi i bursës: Bursa të ndara nga Universiteti dhe klikoni butonin APLIKO
4. Shfaqet njoftimi "Ju aplikuat me sukses" dhe tek butoni Raporti, shtypet aplikacioni/raporti që keni aplikuar
5. Aplikacionin/Raportin e shtypur e bashkëngjitni me dokumentat tjera të kërkuara në konkurs dhe dorëzohen ë zyrën e shërbimit me studentë në fakultetin përkatës.