Takim koordinues i Bartësve të Programit  Gjuhë Angleze – Përkthim dhe Interpretim

Takim koordinues i Bartësve të Programit Gjuhë Angleze – Përkthim dhe Interpretim

Departamenti i Gjuhës Angleze – Përkthim dhe Interpretim ka zhvilluar një takim pune, të udhëhequr nga Shefja e Degës, me pjesëmarrjen e bartësve të programit: Prof.Elsa Vula, Prof. Mejreme Ymeri dhe Prof. Nazli Tyfekçi.

Gjatë takimit u diskutua në mënyrë të detajuar se sa janë përmbushur rekomandimet e dhëna nga ekspertët. Për secilin rekomandim u bë analizë e veçantë, duke shqyrtuar deri në cilën fazë është zbatuar ai dhe çfarë veprimesh mbeten ende për t’u realizuar, në mënyrë që të sigurohet zbatim i plotë në përputhje me standardet akademike dhe institucionale.

Po ashtu, u shqyrtuan aktivitetet aktuale të programit, u harmonizuan planet e punës dhe u analizuan dokumentet strategjike që lidhen me zhvillimin e mobilitetit akademik, bashkëpunimet ndërkombëtare dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies në fushën e përkthimit dhe interpretimit.

Bartësit e programit kontribuuan me vlerësime profesionale dhe propozime konkrete për avancimin e proceseve akademike dhe forcimin e profilit të programit.

Takime të tilla mbeten thelbësore për rritjen e cilësisë së studimeve dhe sigurimin e një zhvillimi të qëndrueshëm dhe të koordinuar institucional.
 

Fotot e lajmit

tp-bottom