Ass. Lorina Pervorfi PhD. Cand. pjesëmarrëse në Konferencën e Dytë Doktorale “New Perspectives in Humanities and Social Sciences” ne Universitetin e Lubljanës, Slloveni

Ass. Lorina Pervorfi PhD. Cand. pjesëmarrëse në Konferencën e Dytë Doktorale “New Perspectives in Humanities and Social Sciences” ne Universitetin e Lubljanës, Slloveni

Ass. Lorina Pervorfi, kandidate për doktoraturë në Universitetin e Lubjanës, mori pjesë në Konferencën e Dytë Doktorale "New Perspectives in Humanities and Social Sciences" me kumtesën “Metanarrative and Ethical Dimensions of Autofiction” (Metanarrativa dhe Dimensionet Etike të Autofiksionit).

 Ky punim trajtoi marrëdhënien midis metanarrativës dhe etikës në autofiksion, duke shqyrtuar mënyrën se si autorët e këtij zhanri sfidojnë kufijtë midis faktit dhe trillimit dhe ndërtojnë pozicionin e tyre etik përmes rrëfimit. Nëpërmjet analizës së veprave bashkëkohore, punimi argumentoi se autofiksioni jo vetëm që rishikon konceptet e së vërtetës dhe autenticitetit, por edhe ngre çështje të rëndësishme etike mbi përgjegjësinë e autorit dhe ndikimin e rrëfimit tek lexuesi. Kështu, studimi lidhej ngushtë me temën e konferencës, duke ofruar një perspektivë të re mbi ndërthurjen e narrativës, identitetit dhe etikës në letërsinë moderne.

Pjesëmarrja në këtë konferencë i mundësoi shkëmbimin e njohurive me kolegë nga Universiteti i Lubjanës dhe institucione akademike ndërkombëtare, duke kontribuar në zgjerimin e rrjeteve profesionale dhe avancimin e karrierës së saj kërkimore."

Fotot e lajmit

tp-bottom