Mbahet Ora Letrare nga Klubi Letrar “Gjurmët e Penës”

Mbahet Ora Letrare nga Klubi Letrar “Gjurmët e Penës”

Më 10.03.2025 u mbajt Ora Letrare nga Klubi Letrar “Gjurmët e Penës”. Orë kjo e mbajtur për nder të 12 vjetorit të themelimit të Universitetit “Fehmi Agani”, Gjakovë. Ky organizim është dëshmi e fuqisë së fjalës dhe e artit që mbush e ndriçon mendjet tona. Universiteti “Fehmi Agani” ëshë një histori që vazhdon të shkruhet çdo ditë nga profesorët e përkushtuar, studentët që guxojnë të ëndërrojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe nga të gjithë ata që besojnë se arsimi është çelësi i zhvillimit të një kombi. 

Në këtë organizim u shfaqen krijimtaritë e studentëve duke përshirë punime, ese, poezi dhe pikturë. Të pranishëm ishin Dekani i Fekultetit të Filologjisë Prof. Asoc. Dr Labinot Berisha me ç’rast pati edhe një fjalë rasti, si dhe stafi akademik i Filologjisë dhe Edukimit. 

Klubi Letrar “Gjurmët e Penës” do të vazhdoj me të tilla organizime për të dëshmuar punën e palodhshme të studentëve. 

Kryetarja e Klubit Letrar, Arjeta Nikçi

Fotot e lajmit

tp-bottom