
Akademike Anila Omari mban ligjeratë për studentët e Fakultetit të Filologjisë
Dje në Departamentin e Gjuhës Shqipe në Fakultetin e Filologjisë në kuadër të lëndës Filologë të zgjedhur ishte e ftuar Akademike Anila Omari për studentët e nivelit Master, ku u diskutua rreth veprave studimore të profesor Shaban Demiraj si një studiues i shqipes me kontribut të çmuar në fushën e gjuhësisë ballkanike, dhe gjatë kësaj ligjërate shpalosi Leomir Smajli një recension për veprën "Gjuhësi Ballkanike".
Profesor Shaban Demiraj i përket yllnajës më të lartë të albanistëve dhe albanologëve të të gjitha kohërave. Jeta dhe vepra e vet flet për dashuri ndaj gjuhës shqipe, ndaj gjuhëve, madje ndaj Gjuhës vetë, për pasion, durim e këmbëngulje shembullore në rrugën e kërkuesit, të shkencëtarit të palodhur sipas Omarit.
Demiraj ka qenë gjuhëtar, albanolog dhe akademik i njohur shqiptar. Ka qenë kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë gjatë viteve 1993 - 1997. Organizimin e kësaj ligjërate e bëri bartësja e lëndës Filologë të zgjedhur prof.ass.Yllka Imeri.