Vizita e Komandantit të KFOR-it në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Vizita e Komandantit të KFOR-it në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Më datë 15 prill 2025, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë pati nderin të presë në vizitë zyrtare, Komandanti i RC-W,  Francesko ERRICO, Majorin Alessandro ORLANDI dhe Ndihmësi i komandantit, Kapiteni - Riccardo SEMINERIO.

Gjatë takimit me përfaqësuesit e Universitetit, ku morën pjesë Rektorin Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, Prorektoren për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Projekte Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekqi, Prorektoren për Çështje Studentore Prof. Ass. Dr. Dafinë Kaçuri, Sekretaren e Përgjithshme të UFAGJ- së Nita Pruthi dhe Zyrtarin nga zyra e IRO -së Bujar Nura, u diskutua për rëndësinë e paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe për rolin e arsimit të lartë në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme për të rinjtë e Kosovës.

Vizita e Komandantit të KFOR-it përforcon lidhjet ndërmjet institucioneve të sigurisë dhe atyre akademike, duke hapur mundësi për bashkëpunim të mëtejshëm në fusha me interes të përbashkët. Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë falënderon Komandantin dhe ekipin e tij për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme për paqen dhe zhvillimin në vendin tonë. Kjo vizitë përfaqëson një moment të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike dhe trupave ndërkombëtare të sigurisë që operojnë në Kosovë.

Temat e diskutuara përfshinë  çështje të sigurisë, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rolin e arsimit të lartë në ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe paqësore. Pas takimit u  këmbyen dhurata kurtuazie  të shoqëruara me foto të përbashkëta.

 

 

 

Fotot e lajmit

tp-bottom