Urimi i Rektorit Bunjaku me rastin e Festës së Pashkëve

Urimi i Rektorit Bunjaku me rastin e Festës së Pashkëve

Të nderuar besimtarë të krishterë,

Me rastin e Festës së Pashkëve, në emrin tim personal dhe në emër të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, ju përcjell urimet më të sinqerta për shëndet, paqe, dhe harmoni në familjet tuaja.

Pashkët janë festë e shpresës, rilindjes dhe besimit në të mirën. Pavarësisht besimit apo përkatësisë, le të shërbejnë këto momente si një mundësi për reflektim, solidaritet dhe dashuri ndërmjet vete.

Uroj që kjo festë të sjellë gëzim e begati për të gjithë ju dhe të na frymëzojë për një të ardhme më të ndritur, me më shumë mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë.

Gëzuar Pashkët!

Me respekt,
Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku
Rektor i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

 

tp-bottom