Mbahet tryezë diskutimi për nder të Ditës Botërore të Librit

Mbahet tryezë diskutimi për nder të Ditës Botërore të Librit

Sot, më 23 prill 2025 për nder të Ditës Botërore të Librit u mbajt një tryezë diskutimi në këndin e librave të Fakultetit të Filologjisë. Duke u mbështetur në thënien e Orhan Pamuk “Dikur lexova një libër dhe e gjithë jeta ime ndryshoi” diskutuam mbi librat që kanë lënë gjurmë të përhershme në jetët dhe mendjet tona. U ndalëm aty ku libri bëhet kthesë, dritare dhe udhërrëfim. Ndamë copëza leximesh që na kanë formuar dhe ndryshuar, në këtë takim ku fjala ka fuqi të ngjallë jetë!

Na nderoi me pjesëmarrjen e saj prof. Leonitë Parallangaj që ndau me ne fuqinë magjike të fjalës dhe rëndësinë e librit. Së bashku me studentët u diskutuan autorë shqiptarë e të huaj, citime nga autorët e për ta mbyllur me krijimtaritë e studentëve tanë.

Fotot e lajmit

tp-bottom