Mbahet mbledhja e radhës e Komisionit të Cilësisë

Mbahet mbledhja e radhës e Komisionit të Cilësisë

Më datë 9 korrik 2025, Komisioni për Sigurim të Cilësisë në Fakultetin e Filologjisë ka mbajtur mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje u diskutua rreth raportit përmbledhës të vlerësimit të lëndëve dhe stafit akademik nga studentët për semestrin dimëror të vitit akademik 2024/2025. Pas diskutimeve, me qëllim përmirësimin e cilësisë, Komisioni nxori disa rekomandime, të cilat do t’i prezantojë në Këshill të Fakultetit. Po ashtu, u diskutua edhe rreth planeve të implementimit, për vitin akademik 2025/26, të programeve të akredituara dhe riakredituara në vitin e kaluar. 

Në mbledhje ishin të pranishëm: prof. ass. dr. Petrit Duraj, koordinator i cilësisë; prof. dr. Fridrik Dulaj, anëtar; ass. Lorina Përvorfi, anëtare; Mentore Zejnullahu, anëtare dhe Gentiana Kuqi, anëtare.

tp-bottom