
Thirrje për aplikim në programin “Mbështetje plotësuese për studime akademike”
Qëllimi i këtij programi është të ofrojë mbështetje akademike dhe jo-akademike për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian duke synuar:
rritjen e pjesëmarrjes në arsimin universitar, përmirësimin e vijimit dhe performancës, përfaqësim më të lartë, diplomim dhe rritjen e mundësive për punësim, duke promovuar kështu barazinë dhe përfshirjen në arsim dhe tregun e punës.
Programi bazohet në identifikimin e nevojave të studentëve dhe ofrimin e aktiviteteve përkatëse që i përgjigjen këtyre nevojave.