Zhvillohet takim koordinues për akreditimin e programeve të reja dhe sigurimin e cilësisë në Fakultetin e Filologjisë

Zhvillohet takim koordinues për akreditimin e programeve të reja dhe sigurimin e cilësisë në Fakultetin e Filologjisë

Në kuadër të përgatitjeve për procesin e akreditimit të programeve të reja të studimit, më 20.04.2026 u zhvillua një takim koordinues ndërmjet Zyrës për Sigurimin e Cilësisë, menaxhmentit të Fakultetit të Filologjisë, Komisionit për Sigurimin e Cilësisë në nivel fakulteti si dhe bartësve të programeve të këtij Fakulteti.

Në takim morën pjesë:

Prof. Dr. Labinot Berisha, Dekan i Fakultetit të Filologjisë;

Prof. Ass. Dr. Petrit Duraj- Kryesues i KQSC;

Prof. Dr. Fridrik Dulaj - Anëtar i KC në nivel Fakulteti,

Prof. Asoc. Dr. Sazan Kryeziu- Anëtar i KC në nivel Fakulteti,

Ass. Lorina Përvorfi- Anëtare e KC në nivel Fakulteti

Mentore Zejnullahu- Anëtare e KC në nivel Fakulteti

Gentiana Kuqi - Anëtare e KC në nivel Fakulteti (përfaqësuese e studentëve)

Prof. Ass. Dr. Mejreme Ymeri, bartëse në programin Gjuhë Angleze- Përkthim dhe interpretim,

Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi- bartëse në programin Gjuhë Angleze- Përkthim dhe interpretim,

Prof. Ass. Dr. Shemsi Haziri- bartës në programin Gjuhë dhe Letërsi Shqipe,

Prof. Ass. Dr. Saranda Buzhala- staf i rregullt akademik i Fakultetit,

Qëndresa Bardhoshi, U.d. Udhëheqëse e Zyrës për Sigurimin e Cilësisë në UFAGJ.

 

Qëllimi i takimit ishte informimi dhe koordinimi i hapave të nevojshëm në procesin e aplikimit për akreditimin e programeve të reja të studimit, si dhe njoftimi lidhur me veprimet që Fakulteti i Filologjisë po ndërmerr në këtë drejtim.

Gjatë takimit u diskutuan në detaje planet e Fakultetit për programe të reja dhe përgatitjet e deritanishme për këtë proces, duke theksuar orientimin e Fakultetit drejt zhvillimit të programeve që janë në përputhje me kërkesat e punëdhënësve, trendet bashkëkohore të arsimit dhe standardet e sigurimit të cilësisë. Synimi mbetet që këto programe të jenë relevante, të qëndrueshme dhe atraktive për studentët.

Udhëheqësja e Zyrës për Sigurimin e Cilësisë ritheksoi udhëzimet dhe hapat që duhet ndjekur deri në aplikimin për programe të reja, si dhe standardet e përcaktuara të sigurimit të cilësisë në përputhje me rregulloret në fuqi.

Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e zbatimit të rekomandimeve të dhëna nga ekspertët për programet aktuale dhe ndjekjes së hapave të paraqitur në planin e përmirësimit drejt implementimit të atyre rekomandimeve.

 

Përfaqësuesit e Fakultetit të Filologjisë u zotuan se do të vazhdojnë punën intensive dhe do të ndjekin të gjitha procedurat në përputhje me Rregulloren për Sigurimin e Cilësisë dhe Vlerësimin e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, si dhe Rregulloren (AKA) nr. 04/2024 për Manualin e Akreditimit/Rriakreditimit dhe Validimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve të studimit në nivel bachelor dhe master.

Ky takim përbën një hap të rëndësishëm drejt avancimit të proceseve të sigurimit të cilësisë dhe përgatitjes së suksesshme për akreditimin e programeve të reja të studimit.

Fotot e lajmit

tp-bottom