Programi Gjuhë dhe Letërsi Angleze

Programi baçelor i Degës së Gjuhës Angleze është ndërtuar mbi bazën e nevojave për komunikim të shoqërisë së sotme kosovare. Programi është dizajnuar në atë mënyrë që theksi kryesor i përgatitjes të vihet mbi aftësitë praktike të përdorimit të gjuhës dhe mbi bazën teorike të gjuhësisë. 
Me të kryer studimet kandidatët do të mund të gjejnë punë në sektorë të ndryshëm dhe organizata qeveritare e joqeveritarë, si dhe në fushën e arsimit.
Pas përfundimit të suksesshëm të studimeve Bachelor studenti do të jetë në gjendje:
  • të komunikojë në gjuhën angleze në nivel të avancuar
  • ta përshkruaj strukturën e gjuhës angleze duke zbatuar konceptet përkatëse linguistike
  • t’i identifikojë dhe të gjejë zgjidhje për problemet që paraqiten gjatë përdorimit të gjuhës angleze
  • të analizojë shprehje gjuhësore dhe struktura gjuhësore
  • të demonstrojë njohuri themelore për teoritë e ndryshme linguistike dhe letrare
  • t’i identifikojë veprat e letërsisë angleze sipas epokës letrare
  • të dëshmojë njohuri të thella për aspektet e ndryshme të letërsisë, historisë dhe kulturës angleze  
  • të punojë efektivisht individualisht dhe në grup
  • të hartojë punime seminari dhe t’i prezantojë ato me kompetencë akademike dhe teknike 
  • të dëshmojë njohuri për metodat e mësimdhënies së anglishtes si gjuhë e huaj 
  • të dëshmojë aftësi për ta planifikuar dhe mbajtur orën mësimore
  • të dëshmojë kompetenca të mjaftueshme për t’u përfshirë në tregun e punës (në mësimdhënie, përkthim për institucione të ndryshme, projekte hulumtuese etj.)

tp-bottom