Gjuhë Shqipe dhe Letërsi Master

Programi i nivelit master “Gjuhë shqipe dhe letërsi” do të sigurojë cilësi të lartë përmes aftësimit profesional. Gjatë punës grupore e individuale në këtë program të dilpomuarit në “Gjuhë shqipe dhe letërsi” do të jenë kompetent në realizimin e detyrave dhe obligimeve që iu parashtrohen në profesionin e ardhshëm. 
Misioni i këtij programi studimi është përgatitja profesionale e studentëve në Gjuhë dhe letërsi shqipe, të cilët pastaj me njohuritë dhe aftësitë e tyre do të jenë në gjendje të kontribuojnë qoftë në sektorin publik apo privat, në vend dhe jashtë vendi në përputhje me standardet bashkëkohore të fushës. Studentët në Gjuhë dhe letërsi shqipe do të jenë përgjegjës në realizimin e detyrave, kompetencave dhe shërbimeve të tjera me të cilat do të ballafaqohen në të ardhmen.
Universiteti gjithashtu ka mision përgatitjen e kuadrove, prandaj duke u nisur nga ky fakt Fakulteti i Filologjisë ka hartuar programin e studimeve të nivelit master në përputhje të këtij misioni që është aftësimi i mësimdhënësve në fushën e arsimit dhe edukimit shkollor si dhe përgatitja e stafit të specializuar për udhëheqje në arsim, mësimdhënie dhe zhvillim kurrikulash. 
Të diplomuarit në Fakultetin e Filologjisë fitojnë njohuri dhe kompetenca nga lëndët e përgjithshme, akademike dhe didaktike – metodologjike. Këto kompetenca përfshijnë: njohuri për lëndën e tyre përkatëse (njohuri akademike), reflektimin dhe aftësimin profesional të nevojshëm për zgjidhjen e problemeve etj.
Programi synon edukimin dhe formimin cilësor universitar dhe profesional, formimin e vazhdueshëm dhe përshtatjen e veprimtarive të tij me zhvillimet shoqërore dhe ekonomike të shoqërisë.
Objektivat e programit master në Gjuhë shqipe dhe letërsi janë: 
Përgatitja e  kuadrove të afta profesionale për ofrimin e njohurive, shkathtësive dhe shërbimeve të nevojshme për komunitetin dhe tregun e punës;
Të sigurohemi që të diplomuarit të jenë plotësisht të vetëdijshëm për përgjegjësitë e tyre;
Rritja e pjesëmarrjes në projekte të ndryshme lokale e ndërkombëtare;
Zgjerimi i bashkëpunimit dhe mobilitetet me institucione të tjera publike dhe private të të gjitha niveleve vendore dhe ndërkombëtare ;
Mbështetja e punës kërkimore shkencore;
Internacionalizimi i programeve tona – ofrimi i moduleve në gjuhë angleze;
Promovimi i etikës dhe komunikimit adekuat në raportet ndërkolegiale
Programi Gjuhë shqipe dhe letërsi mbështet përvetësimin e kompetencave sa i përket orientimit, studimit dhe përkushtimit në këtë fushë; origjinalitet në idetë, punën dhe hulumtimet shkencore; kreativitetin e bazuar në mendim kritik; gërshetimin e fushave të ndryshme me fokusim në gjuhë dhe letërsi; aplikimin e njohurive teorike; promovim e punës individuale por edhe ekipore; zhvillimin e shkathtësive, kapaciteteve për krijim, aplikim dhe udhëheqje të projekteve të reja; ballafaqim dhe përvetësim me përvojat dhe standardeve adekuate etike.

tp-bottom