Prof.Asoc.Dr. Kamber Kamberi

Prof.Asoc.Dr. Kamber Kamberi

Dekan

Fjala e Dekanit të Fakultetit të Filologjisë

Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” është fakultet i ri brenda këtij Universiteti, po është edhe vazhdimësi e institucionit të lartë arsimor SHLP, që ka funksionuar për disa dekada dhe me disa drejtime. Disa vjet ka funksionuar edhe në kuadër të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.

Fakulteti ynë i Filologjisë synon ta ngritë sa më shumë cilësinë e procesit mësimor dhe të përgatitjes sa më të mirëfilltë të studentëve në mënyrë që kontributi i tyre të jetë sa më i madh dhe më i gjithanshëm. Do të hapim drejtime të reja në të gjitha nivelet, duke e ruajtur cilësinë dhe duke i pasur parasysh kërkesat e tregut dhe të interesimit të studentëve në përputhje të interesave të vendit tonë. 

Për të siguruar studime sa më cilësore në përputhje me kërkesat e kohës dhe të konkurrencës, kemi lidhur Marrëveshje mirëkuptimi për bashkëpunim me fakultetet e universiteteve të rajonit dhe më gjerë, për të ofruar mundësi të studimeve sa më cilësore dhe mundësi hulumtuese, në mënyrë që studenti pasi të diplomojë në këtë fakultet të jetë i përgatitur profesionalisht e konkurrent i qëndrueshëm në tregun e punës. 

Prandaj, për të realizuar këto synime, vazhdimisht jemi në kërkim të kompletimit sa më cilësor të personelit akademik, administrativ dhe rritjes së përgjegjësisë në punë. Me punën, me angazhimin dhe me përkushtimin e vazhdueshëm do të arrijmë synimet e përbashkëta. Në këtë mënyrë do të jemi përherë një shtyllë e rëndësishme brenda UGJFA-së për të përmbushur realizimin e synimeve dhe të veprimeve atdhetare të Profesor Fehmi Aganit, emrin e të cilit me krenari e mban Universiteti ynë, emër që na detyron për përkushtim të vazhdueshëm e për punë sa më frytdhënëse.

Puna e përbashkët, që është bazë e veprimit tonë, do të sjellë edhe arritje të denja në shoqërinë tonë kosovare, po sigurisht edhe më gjerë.

 

tp-bottom