FJALA E DEKANIT

Fakulteti i Shkencave Sociale është fakultet i ri në kuadër të Universitetit ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë i cili është themeluar në vitin 2020/2021 me programin e studimeve themelore Bachelor ‘Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale’.

Ky fakultet synon që të ngritët në një nivel tjetër të bashkëpunimit ndërkombëtar në vitet e ardhshme dhe kjo falë angazhimit të profesorëve, asistentëve, studentëve dhe partnerëve vendor dhe ndërkombëtarë, të cilët i kanë dhënë një imazh tjetër fakultetit.

Zhvillimi i kurrikulave dhe moduleve të reja të cilat janë në kuadër të këtij fakulteti, respektivisht në kuadër të këtij programi, janë mundësi e mirë që studentët të përfitojnë njohuri, të shkëmbejnë përvojat e tyre përmes projekteve ndërkombëtare dhe hulumtuese, si dhe të përgatiten për nevojat e tregut. Gjithashtu, zhvillimi dhe përdorimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies, qasja në projektet dixhitale, qasja në literaturën bashkëkohore vendore dhe ndërkombëtare, përfshirja e studentëve në projektet ALUMNI, praktika profesionale, si dhe një mori e aktiviteteve tjera, padyshim se janë pjesë e projekteve të Fakultetit të Shkencave Sociale.

Përmes programit të tij ‘Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale’, Fakulteti i Shkencave Sociale promovon vlera univeristare, përfshirë: dinjitetin njerëzor, integritetin, kolegialitetin, gjithëpërfshirjen, barazinë dhe drejtësinë sociale, diversitetin, si dhe parime e vlera të tjera të cilat promovojnë një mjedis social akademik, nxitës, të paanshëm, gjithëpërfshirës dhe jo diskriminues.

 

Programi Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale

Programi Kujdesi dhe Mirëqenia sociale është program mjaft i veçantë dhe i domosdoshëm sot, pasi që kërkesat për një program të tillë janë të domosdoshme për të gjitha nivelet, strukturat dhe grup moshat e shoqërisë sot në Kosovë. Mungesa e kuadrit profesional ka bërë që Kosova në një përudhë të gjatë ka pasur mungesë të kuadrove profesionale akademike për hapjen e programeve të tilla, siç është ‘Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale’, ku kërkesat nga shoqëria ishin dhe janë në rritje.

Profesioni i punës sociale është një profesion i bazuar në praktikë dhe në disiplinë akademike që promovon ndryshimin dhe zhvillimin shoqëror, rritë kohezionin shoqëror dhe ndikon në fuqizimin e raporteve ndërnjerëzore. Parimet e drejtësisë sociale, barazia gjinore, empatia, sfondi i të drejtave të njeriut, përgjegjësia kolektive dhe respektimi i tyre janë thelbësore për misionin e kujdesin social.

Programi ‘Kujdesi dhe Mirëqenia sociale’ përveç tjerash ka mision që përmes pjesës studimore, praktike, hulumtuese, analitike, ligjore dhe inovative, të bashkërenditet me standardet Evropiane në përmbushje të nevojave dhe akterëve të interesit. Ky program është i ndarë në 6 semestra dhe kohëzgjatja e studimeve është 3 vite akademike, ekuivalente me 180 ECTS. Çdo semestër ka 30 ECTS kreditë.

Duke marrë parasysh rëndësinë e përmbajtjes së studimit dhe misionin e Universitetit ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë, objektivat e Programit Bachelor në ‘Kujdesin dhe Mirëqenia Sociale’ janë:

  • Zbatimi i njohurive dhe aftësive të praktikës së punës sociale në përkujdesjen ndaj: individëve, familjeve, grupeve, organizatave, komuniteteve dhe shoqërisë;
  • Zhvillimi i një mendimi kritik dhe integrues i raportit midis teorisë, kërkimit shkencor dhe praktikës së avancuar në kujdesin shoqëror dhe atë të mirëqenies sociale;
  • Praktikimi i njohurive teorike dhe praktike në përputhje me vlerat etike të profesionit të punës sociale, duke demonstruar sjellje profesionale dhe kompetente me përdoruesit e shërbimeve sociale;
  • Zhvillimi i aftësive të nevojshme për aplikimin e suksesshëm të shërbimeve në mjediset sociale, ku kërkohet ofrimi i shërbimeve profesionale në fushën e kujdesit dhe mirëqenies sociale;
  • Ngritja e kapaciteteve njerëzore për mësimdhënie cilësore, metodologjia bashkëkohore dhe veprimtaria kërkimore-shkencore;
  • Ofrimi i programeve studimore cilësore në fusha relevante konform nevojave të tregut të punës dhe zhvillimin shoqëror.

 

Programi ‘Kujdesin dhe Mirëqenia Sociale’ është program deficitar në Kosovë dhe nevojë për tregun e punës, si dhe është një mundësi e mirë për të gjithë studentët të cilët kanë dëshirojnë të studiojnë në shkenca sociale, për shkak se gërsheton profesionalizmin, praktikën, etikën profesionale, kujdesin social, empatinë, barazinë, drejtësinë sociale, me vlerat njerëzore dhe atë të punës sociale.

 

Ju falënderojmë për interesin ndaj Fakultetit të Shkencave Sociale.

Për çdo çështje me interes, mos hezitoni të na kontaktoni.

Ju mirëpresim!

 

Me respekt,

Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi

Dekan në Fakultetin e Shkencave Sociale

tp-bottom