Studentja nga Universiteti “Fehmi Agani” pjesë e shkëmbimeve semestrale me WSB University nga Polonia

Studentja nga Universiteti “Fehmi Agani” pjesë e shkëmbimeve semestrale me WSB University nga Polonia

Ardiana Dinaj, studente në drejtimin Gjuhë Angleze nga Fakulteti i Filologjisë pranë Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, është kthyer nga Polonia me një përvojë të shkëlqyer, të shkëmbimit semestral, ku për një periudhë pesë mujore po ndiqte ligjëratat në Universitetin polak WSB në qytetin e Dąbrowa Górnicza, në Poloni.

Ky shkëmbim shumë i suksesshëm semestral, është si rrjedhojë e bashkëpunimit të shkëlqyer që kanë ndër vite Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Universiteti WSB nga Polonia. Të dyja institucionet ka vite tashmë që shkëmbejnë përvojat e tyre në forma të ndryshme, qoftë përmes shkëmbimeve me staf akademik dhe studentë, qoftë edhe përmes aktiviteteve të punës, në konferenca dhe trajnime me karakter ndërkombëtar.

Ardiana shprehet se ka kaluar një kohë të mrekullueshme gjatë semestrit në Poloni të ndërmjetësuar nga Erasmus+, ku në mesin e studentëve kishte nga të gjitha shtetet e Evropës por dhe më gjerë. Ajo është mirënjohëse ndaj Universitetit “Fehmi Agani” dhe Universitetit WSB, për mundësinë që të ndjekë këtë përvojë akademike në një mjedis ku ndrëthuren në nivele të larta arsimi dhe kultura.

“Përvojen time të studimeve jashtë vendit e kam trajtuar me përkushtim maksimal, duke përqafuar mundësinë për t’u qasur në një mjedis të ri dhe kulturë të re akademike. Përherë falënderuse!”.

Storiet e sukseset si kjo e Ardianes janë dëshmia më e mirë se Universiteti “Fehmi Agani” iu jep hapësirë të gjithë studentëve pa dallim për zhvillim dhe avancim në karrierë, në rastin konkret përmes shkëmbimeve semestrale ku studentët arrijnë të marrin përvojat më të mira.

Fotot e lajmit

tp-bottom