Takim për planifikimin buxhetor për vitin 2027 në Fakultetin e Filologjisë
Më datën 26.11.2026, u mbajt takimi për planifikimin buxhetor për Fakultetin e Filologjisë, në formë fizike dhe online.
Në takim morën pjesë menaxhmenti i Fakultetit të Filologjisë: prof. dr. Labinot Berisha - dekan, prof. asoc. dr. Senad Neziri - prodekan, prof. ass. dr. Mejreme Ymeri - udhëheqëse e Departamentit të Gjuhë Angleze, si dhe prof. asoc. dr. Shemsi Haziri - udhëheqës i Departamentit të Gjuhës Shqipe dhe të Letërsisë. Takimin e udhëhoqi dekani - prof. dr. Labinot Berisha.
Gjatë takimit, pati diskutime dhe propozime, për të cilat pati pajtueshmëri që ato të përfshihen brenda planifikimeve buxhetore për vitin 2027.