Sesionet informuese për Programin e Fellowshipit të Teach For Kosova

Sesionet informuese për Programin e Fellowshipit të Teach For Kosova

Më datën 27.11.2023 janë mbajtur dy sesione informuese për mundësitë që ofron programi i Fellowship-it të Teach For Kosova për tu bërë pjesë e “Lëvizjes për Arsim Cilësor”.

Prej orës 11:00 pjesëmarrës ishin absolventët e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, ndërsa nga ora 13:00 pjesëmarrës ishin studentët absolvent të Shkencave Sociale dhe të Mjekësisë.

Këto dy sesione u përfaqësuan nga zyrtarët Znj. Erlinda Musliji dhe Z.Gezim Qehaja.

Gjatë këtyre sesioneve u diskutua misioni dhe ndikimi të cilin e ka Teach For Kosova në sistem e arsimit dhe njohja me programin si dhe përfitimet që do t’i kenë studentët me rrugëtimin dyvjeçar përgjatë programit.

Aplikimi është online dhe i hapur nga 1 nëntor deri më 15 dhjetor. Procedurat e përzgjedhjes për aplikim janë :

  • Faza e parë përfshin 4 ese dhe nën pyetje
  • Faza e dytë përfshin qendrën e vlerësimit dhe prezantimin në grup
  • Faza e tretë përfshin një intervistë

Pas përzgjedhjes fituesit do të shpërblehen me certifikatë me 200 orë të akredituara nga Ministria e Arsimit , që mund t’i ndihmoj studentët gjatë konkurseve për mësimdhënës.

 Për më shumë informacion studentët mund të vizitojnë linqet më poshtë:

WEB: www.teachforkosova.org

E-mail: [email protected]

Facebook: https://www.facebook.com/teachforkosova

Instagram: https://www.instagram.com/teachforkosova/

Linkedin: https://www.linkedin.com/company/teach-for-kosova

 

Nëse keni pyetje ose kërkoni informacion shtesë, ju lutemi të kontaktoni në këtë adresë [email protected]

Fotot e lajmit

tp-bottom