
Tri studente të UFAGJ-së pjesë e mobilitet në Universitetin e Padovës, Itali
Tri nga studentet tona të Fakultetit të Filologjisë drejtimi Gjuhë Angleze, Përkthim dhe Interpretim aktualisht ndodhen në Universitetin e Padovës, duke kryer një mobilitet 5 mujor.
Kjo mundësi u është bërë e mundur përmes projektit COMMO VIII, i financuar nga Bashkimi Europian si pjesë e konsorciumit UNIMED.
Studentet tona gjatë qëndirmit të tyre synojnë të fitojnë më shumë njohuri nga përvojat e mësimdhënësve italian dhe nga vet sistemi arsimor italian të cialt mund të kontribojnë në përvojat e tyre pas kthimit në Kosovë.
Studentet tona janë studentet e para që kryejnë mobilitet në Universitetin e Padoves, me të cilin tashmë kemi një marrëveshje ndërinstitucionale.