Akademik Bardh Rugova mban ligjeratë për studentët e Fakultetit të Filologjisë

Akademik Bardh Rugova mban ligjeratë për studentët e Fakultetit të Filologjisë

Dje në  Departamentin e Gjuhës Shqipe në Fakultetin e Filologjisë në kuadër të lëndës Filologë të zgjedhur ishte i ftuar akademik Bardh Rugova për studentët e nivelit Master, ku u diskutua rreth veprave studimore të profesor Bardhit si një studiues i shqipes me kontribut të çmuar në fushën e fonetikes dhe fonologjisë së shqipes, gramatikës së tekstit dhe analizës së diskursit.

Veprimtaria e tij, krahas veprave studimore nga fusha e gjuhësisë, përfshin edhe vepra publicistike, vepra të përkthyera dhe redaktime të botimeve studimore e letrare të autorëve të ndryshëm.

Ligjërata u organizua nga prof.ass.dr. Yllka Imeri.

Fotot e lajmit

tp-bottom