
Klubit letrar “Gjurmët e penës” mban një ligjëratë me Dr. Buçpapaj
Sot, më 14 prill 2025 në Fakultetin e Filologjisë në kuadër të klubit letrar “Gjurmët e penës” u mbajt një ligjëratë me Dr. Buçpapaj me titull “Poetët shqiptarë të Kosovës të botuar në Tiranë dhe ndikimi i tyre për modernizmin e poezisë së brezit të viteve ‘70 në Shqipëri.” Patëm nderin dhe kënaqësinë që të dëgjojmë nga afër shumë për krijimtarinë e tij letrare dhe kontributin për letërsinë shqiptare.
Të pranishëm ishin: dekani i Fakultetit të Filologjisë Prof. Asoc. Dr. Labinot Berisha, ish dekani Prof. Dr. Kamber Kamberi me ç’rast mbajti edhe një fjalë rasti, dekani i Fakultetit të Mjeksisë Prof. Dr. Haxhi Kamberi, si dhe profesorë e studentë nga i gjithë Universiteti.
Momentalisht Dr. Buçpapaj është drejtues i gazetës “Nacional” që botohet e printuar çdo javë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi. Jeton dhe vepron në Tiranë.
Klubi Letrar “Gjurmët e penës” ia ndau një mirënjohje Dr. Mujo Buçpapaj në shenjë falenderimi për pjesëmarrjen dhe ligjëratën e sotme.