
Mbledhja komemorative në nderim të studentit Sadik Muslija
Studenti Sadik Muslija ndërroi jetë tragjikisht në moshë të re dhe nderim të jetës dhe veprës së tij, Këshilli Studentor i Fakulteti i Filologjisë i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, sot më datë 02.10.2025 organizoi mbledhje komemorative në ambientet e fakultetit.
Në këtë takim përkujtimor morën pjesë familjarë, miq, kolegë, profesorë dhe studentë, të cilët me dhembje e respekt nderuan figurën e Sadikut dhe kontributin e tij si student dhe si njeri.
Me këtë rast, fjalë përkujtimore mbajtën dekani i Fakultetit të Filologjisë, prof. Labinot Berisha, dhe udhëheqësja e programit Gjuhë Angleze – Përkthim dhe interpretim, prof. Mejreme Ymeri, të cilët theksuan se Sadik Muslija u veçua për përkushtimin e tij akademik, sjelljen shembullore dhe vlerat e larta njerëzore që e karakterizuan.
Fjalë përkujtimore mbajtën edhe kryetari i Këshillit Studentor, Albion Rexhaj, i cili solli kujtime domethënëse nga jeta studentore e Sadikut dhe një familjare e të ndjerit, e cila ndau momente prekëse nga jeta e tij, duke përçuar një mesazh të fuqishëm krenarie dhe dhimbjeje të përbashkët.
Në këtë ditë zie, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që patën nderin ta njohin Sadikun. Kujtimi i tij do të mbetet i paharrueshëm në zemrat tona.
U prehtë në paqe!
Albion Rexhaj
Kryetar i Këshillit Studentor – Fakulteti i Filologjisë
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë