Pasurohet fondi i Bibliotekës në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Pasurohet fondi i Bibliotekës në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Më 16.2.2026, z. Mensur Pozhegu ka dhuruar një fond librash duke kontribuar në pasurimin e literaturës për studentët dhe stafin pedagogjik në UFAGj. Donacioni përfshin tituj nga fusha të ndryshme, që do të shërbejnë si mbështetje e rëndësishme për procesin mësimor dhe kërkimin shkencor.

Ky donacion u bë i mundur nëpërmjet Msc. Agim Jaka në bashkëpunim me profesoreshën Gentiana Muhaxhiri.

Përfaqësuesit e Fakultetit të Filologjisë, me në krye dekanin Labinot Berisha, shprehën mirënjohje për këtë kontribut të çmuar, duke theksuar rëndësinë e nismave që mbështesin arsimin dhe promovojnë kulturën e leximit.

tp-bottom