Mbledhja e përbashkët e Komisionit për Sigurimin e Cilësisë dhe Menaxhmentit të Fakultetit të Filologjisë

Mbledhja e përbashkët e Komisionit për Sigurimin e Cilësisë dhe Menaxhmentit të Fakultetit të Filologjisë

Komisioni për Sigurimin e Cilësisë, në bashkëpunim me menaxhmentin e Fakultetit të Filologjisë, mbajti mbledhjen më 10.11.2026, në orën 11:00.

Të pranishëm ishin: Prof. Dr. Labinot Berisha – Dekan i Fakultetit të Filologjisë, Prof. Asoc. Dr. Senad Neziri – Prodekan, Prof. Ass.Dr. Mejreme Ymeri – Shefe e Departamentit të Gjuhës Angleze; Prof. Ass. Dr. Shemsi Haziri – Shef i Departamentit të Gjuhës Shqipe, Ass. Lorina Pervorfi – Koordinatore, Ass. Pranvera Osmani – Anëtare, Mentore Zejnullahu – Anëtare, Gentiana Kuqi – Anëtare.

Ne kete mbledhje u shqyrtuan  kërkesat dhe rekomandimet e Zyrës për Sigurimin e Cilësisë lidhur me zbatimin e Rregullores së AKA-së nr. 04/2025 për monitorimin dhe procedurat pas akreditimit.

Gjatë mbledhjes u diskutuan çështjet që lidhen me përditësimin e dokumentacionit akademik, publikimin e informacioneve në web-faqen zyrtare, dokumentimin e aktiviteteve të komisioneve dhe përmbushjen e rekomandimeve për sigurimin e cilësisë.

Anëtarët e Komisionit u pajtuan që rekomandimet e nxjerrura të përcillen dhe të trajtohen në vazhdimësi, me qëllim të përmirësimit të dokumentacionit akademik, transparencës së informacioneve dhe zbatimit të kërkesave për sigurimin e cilësisë.

Mbledhja përfundoi me dakordimin që zbatimi i rekomandimeve të përcillet nga Komisioni dhe të dokumentohet në mënyrë të vazhdueshme.

 

 

 

 

Fotot e lajmit