
U zhvillua vizita studimore dhe workshop-i mbi Arsimin e Përzier në Universitetin West, Suedi
Nga 9–11 shtator 2025, në Universitetin West, Suedi, u zhvillua vizita studimore dhe workshop-i në kuadër të projektit “Blended Education in Western Balkans Universities” (BEWBU). Ky aktivitet mblodhi përfaqësues akademikë nga disa universitete të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës, duke krijuar një platformë të vlefshme për shkëmbim përvojash dhe ndarje të praktikave më të mira mbi arsimin e përzier (blended education).
Në këtë ngjarje, Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë e përfaqësuan Prof. Nazli Tyfekci, Prof. Gentiana Muhaxhiri dhe Prof. Elsa Vula, të cilat kontribuuan në diskutime dhe ndarjen e përvojave lidhur me zhvillimin dhe implementimin e arsimit të përzier në institucionin e tyre.
Gjatë tre ditëve u trajtuan tema të rëndësishme si modelimi pedagogjik i arsimit të përzier, hartimi i kurseve, vlerësimi në arsimin hibrid, politikat mbi blended learning, përdorimi i VR dhe AI në arsim, si dhe praktikat më të mira suedeze. Programi përfshiu gjithashtu mbledhjen e komitetit të cilësisë dhe diskutime mbi hapat e ardhshëm të projektit, krahas aktiviteteve sociale dhe kulturore që pasuruan bashkëpunimin mes pjesëmarrësve.