Profesorët e Fakultetit të Filologjisë pjesëmarrës në Konferencën “Bridge 2025”

Profesorët e Fakultetit të Filologjisë pjesëmarrës në Konferencën “Bridge 2025”

Më 21–22 nëntor 2025, në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, u zhvillua Konferenca e 4-t Ndërkombëtare Shkencore “Bridge 2025 – The Future of Science: Challenges and Opportunities”. Në këtë ngjarje shkencore morën pjesë edhe dy profesorë të Fakultetit të Filologjisë: prof. asoc. dr. Senad Neziri dhe prof. ass. dr. Petrit Duraj.

Prof. Neziri, në bashkautorësi me studenten Enduena Komani, prezantuan kumtesën me titull “Lidhjet e dialekteve me gjuhën standarde”, ndërsa prof. Duraj paraqiti kumtesën “Muzika dhe ndikimi i saj në kulturën gjuhësore”. Punimet e tyre u pritën me interes nga pjesëmarrësit dhe kontribuuan në diskutimet mbi zhvillimet bashkëkohore në gjuhësi dhe kulturë gjuhësore.

Pjesëmarrja e profesorëve në një konferencë të këtij niveli përbën dëshmi të angazhimit të vazhdueshëm akademik, të përkushtimit ndaj kërkimit shkencor dhe të avancimit profesional të stafit të Fakultetit të Filologjisë.

Fotot e lajmit

tp-bottom