Mbahet mbledhja e radhës e Komisionit për Sigurimin e Cilësisë
Më 24 nëntor 2025, Komisioni për Sigurim të Cilësisë në Fakultetin e Filologjisë mbajti mbledhjen e radhës, me fokus ngritjen e cilësisë, avancimin e standardeve akademike dhe mësimdhënies.
Gjatë mbledhjes u shqyrtua Raporti përmbledhës i vlerësimit të lëndëve dhe stafit akademik nga studentët për semestrin veror të vitit akademik 2024/2025. Pas një diskutimi konstruktiv, Komisioni hartoi disa rekomandime konkrete për përmirësimin e cilësisë, të cilat do t’i paraqiten Këshillit të Fakultetit, bazuar në vlerësimet dhe komentet e studentëve.
Po ashtu, u diskutua edhe për çështje të tjera rreth ecurisë së sigurimit të cilësisë sipas planifikimit vjetor dhe dinamikave, që kanë të bëjnë me ngritjen e cilësisë.
Në mbledhje morën pjesë:
prof. ass. dr. Petrit Duraj, koordinator i cilësisë;
prof. dr. Fridrik Dulaj, anëtar;
Mentore Zejnullahu, anëtare (përfaqësuese nga administrata);
Gentiana Kuqi, anëtare (përfaqësuese e studentëve).