Bashkëpunimi ndërinstitucional në shërbim të sigurisë publike

Bashkëpunimi ndërinstitucional në shërbim të sigurisë publike

Prof. asoc. dr. Senad Neziri, profesor i Fakultetit të Filologjisë dhe njëherazi anëtar i Këshillit Lokal për Siguri Publike (KLSP), në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë, ka mbajtur një ligjëratë për përfaqësuesit e disa Këshillave Lokalë për Siguri Publike në Ferizaj, më 28 prill 2026.

Kjo veprimtari është realizuar në funksion të avancimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe forcimit të rolit të komunitetit në çështjet e sigurisë publike, si dhe në kuadër të angazhimeve për kontribut aktiv në zhvillimin shoqëror.

Tema e ligjëratës u përqendrua në ndërtimin e komunikimit efektiv, kultivimin e gjuhës së partneritetit dhe zhvillimin e raporteve të qëndrueshme ndërmjet komuniteteve dhe akterëve relevantë shoqërorë.

Fotot e lajmit

tp-bottom