Mbahet mbledhja e Komisionit të Cilësisë të Fakultetit të Filologjisë
Më datën 12. 05. 2026, në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë u mbajt mbledhja e radhës e Komisionit të Cilësisë të këtij fakulteti. Gjatë takimit u diskutua rreth raportit të vlerësimit të lëndëve për semestrin dimëror 2025/26, ku komisioni nxori rekomandime të cilat u përcollën për miratim në Këshillin e Fakultetit. Po ashtu, u diskutua edhe për plotësimin e rekomandimeve të ekspertëve për programet e akredituara, si dhe çështje të ndryshme që ndikojnë në ngritjen e cilësisë.