Diskutim me Studentët për Rishikimin e Planprogramit të Vitit të Dytë në Programin Gjuhë Angleze – Përkthim dhe Interpretim
Bartëset e programit Gjuhë Angleze – Përkthim dhe Interpretim, Prof. Ass. Dr. Mejreme Ymeri, Prof.Ass.Dr. Nazli Tyfekci dhe Prof. Asoc. Dr. Elsa Vula, mbajtën takimin e fokus grupit me studentët e vitit të dytë për rishikimin e planprogramit, në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë në mësimdhënie dhe zhvillimit akademik të programit.
Gjatë takimit u diskutuan përvojat, sfidat dhe propozimet e studentëve lidhur me përmbajtjen e lëndëve, metodologjinë e mësimdhënies dhe organizimin e aktiviteteve akademike.
Fokus i veçantë iu kushtua:
* zhvillimit të aftësive në reading, writing dhe komunikim akademik;
* avancimit të aftësive në përkthim dhe interpretim;
* përdorimit të metodave interaktive në mësimdhënie;
* integrimit të teknologjisë dhe materialeve online në procesin mësimor;
* organizimit të punës praktike dhe aktiviteteve grupore;
* ndërlidhjes së teorisë me praktikën profesionale.
Studentët ndanë komente dhe sugjerime konkrete për avancimin e planprogramit, rritjen e komponentës praktike dhe zhvillimin e mëtejmë të kompetencave profesionale në fushën e përkthimit dhe interpretimit.
Takimi shërben si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të programit për të ofruar një kurrikulë bashkëkohore dhe në përputhje me nevojat akademike dhe profesionale të studentëve.