16 studentë diplomuan me sukses në Departamentin e Gjuhës Angleze – Programi Përkthim dhe Interpretim

16 studentë diplomuan me sukses në Departamentin e Gjuhës Angleze – Programi Përkthim dhe Interpretim

Sot ishte një ditë e veçantë për Fakultetin e Filologjisë, ku 16 studentë të Departamentit të Gjuhës Angleze, në programin Përkthim dhe Interpretim, kurorëzuan me sukses një etapë të rëndësishme të jetës së tyre akademike duke diplomuar.

Pas viteve të përkushtimit, studimit dhe punës së palodhur, të diplomuarit janë tashmë të gatshëm të ndërmarrin sfida të reja profesionale në fushën e përkthimit, interpretimit, arsimit, komunikimit dhe sektorëve të tjerë ku njohja e gjuhës angleze dhe aftësitë ndërkulturore janë thelbësore.

Në këtë ceremoni të thjeshtë morën pjesë studentët, familjarët, profesorët dhe miqtë ndanë së bashku emocionet dhe krenarinë për këtë arritje të rëndësishme. Ky moment shënon fundin e një rrugëtimi akademik, por njëkohësisht edhe fillimin e një kapitulli të ri, të mbushur me mundësi dhe sfida profesionale.

Stafi akademik i Fakultetit të Filologjisë uroi të diplomuarit për suksesin e tyre, duke i inkurajuar që të vazhdojnë të zhvillohen profesionalisht, të ruajnë pasionin për dijen dhe të kontribuojnë me përkushtim në shoqëri.

Urime të 16 të diplomuarve të Departamentit të Gjuhës Angleze – Përkthim dhe Interpretim! Ju urojmë shumë suksese në çdo hap të rrugëtimit tuaj profesional dhe personal. Le të jetë ky diplomim një gurthemeli drejt arritjeve edhe më të mëdha në të ardhmen.

Fotot e lajmit

tp-bottom