
Prof.Dr. Sindorela Doli Kryeziu
Prorektore për Mësimdhënie dhe Çështje të Studentëve
- Tel:
- Email: [email protected]
- Biografia - CV - Shqip
Punimet shkencore të publikuara në platformat Scopus dhe Web of Science.
| Titulli i punimit | Viti | Linku |
|---|
Sindorela Doli-Kryeziu është lindur në qytetin e Gjakovës. Shkollimin parashkollor, fillor, të mesëm dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike i mbaroi në Gjakovë. Studimet 4 vjeçare të Bachelor-it dhe 2 vite magjistrature në Prishtinë të ekuivalentuara në Master i nivelit të dytë dhe SHPU (Shkolla Pasuniversitare), të njohura në sistemin universitar të Republikës së Shqipërisë. Doktoratën në fushën e Gjuhësisë (me specializim të veçantë në Sociolinguistikë dhe Dialektologji) e përfundoi në Tiranë më 2014.
Ka filluar procesin e mësimdhënies si asistente në Universitet të Prishtinës nga viti 2006/2007 (Fakulteti i Filologjisë), nga 2007/2008 në Fakultetin e Edukimit – dega në Gjakovë, ku pastaj si ligjëruese në Universitetin e Prizrenit, në Universitetin Shtetëror të Tetovës në Shkup, Universitetin e Prishtinës, në kolegjin AAB dhe prej vitit 2015 në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë. U zgjodh Prof. Ass. Dr. si dhe shefe e degës së Programit Parashkollor.
Tani mban titullin më të lartë akademik Prof. Dr në të njëjtin Universitet.
Ka qenë UD Dekane - Fakultetit i Filologjisë dhe UD Dekane – Fakulteti i Shkencave Aplikative. Ka mbi 80 punime dhe publikime të shumta shkencore, si kombëtare dhe ndërkombëtare; recenzuese e disa komisioneve për përzgjedhje të personelit akademik; recenzente e librave shkollorë për Gjuhën Shqipe; lektore e shumë punimeve gjuhësore shkencore. Ka botuar dy libra me titull “Përdorimi i shqipes standarde në Gjakovë” dhe “Gjezdisje varietetesh sociolinguistike kundruall standardit gjuhësor në Gjakovë”. Ka qenë anëtare e Bordit themelues të Universitetit “Fehmi Agani”; është anëtare e disa bordeve shkencore ndërkombëtare, sipas platformave në SCOPUS dhe Ëeb of Science, etj.
Ka qenë kryetare e Këshillit Drejtues të tri shkollave fillore në komunën e Gjakovës, “Mustafa Bakija”; “Fehmi Agani”; “Mehmet Akif”; Anëtare e Këshillit të Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”; Anëtare në Komunitetin Drejtues të projektit “SHPRESE” e Caritasit Zviceran, njëkohësisht dhe koordinatore e projektit për Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Gjakovës; etj.
Ka marrë një mori mirënjohjesh nga studentët e Fakultetit të Edukimit-Prishtinë, nga studentët e Fakultetit të Edukimit- Gjakovë, po ashtu edhe nga Redaksia e revistës Albanezul-Shqiptari për bashkëpunim me Bukureshtin dhe kontribute shkencore për gjuhësinë shqipe në Kosovë, etj.
Është zgjedhur Ambasadore e Përhershme e Paqes, në Samitin e Tiranës me seli në Bruksel, si dhe Këshilltare Politike në Misionin e Bashkimit Diplomatik për Paqen Botërore.
Është udhëheqëse dhe pjesëmarrëse në disa projekte shkencore dhe edukative.