
Urime festën e Fitër Bajramit!
Të dashur studentë,
I nderuar personel i UFAGJ-së,
Qytetarë të besimit islam,
Ju uroj Fitër Bajramin! Me lutjen që tu jetë pranuar agjërimi si sakrificë e përkushtim ndaj besimit tuaj, si dhe adhurimet gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit!
Uroj që kjo festë të sjellë harmoni, solidaritet, begati dhe mirëqenie në familjen e çdo besimtari!
Fitër Bajrami le të na shërbejë si moment i vetëdijesimit tonë që të respektojmë dinjitetin dhe vlerat e përgjithshme njerëzore!
Me fat Fitër Bajrami!
Rektori
Artan Nimani