Konstituohet Parlamenti i Studentëve në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Këshillat e Studentëve të Njësive Akademike

Konstituohet Parlamenti i Studentëve në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Këshillat e Studentëve të Njësive Akademike

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë ka përmbyllur me sukses procesin e zgjedhjeve studentore, nga të cilat janë zgjedhur anëtarët e Parlamentit Studentor të UFAGJ-së dhe anëtarët e Këshillave Studentor të Njësive Akademike, për mandatin 2025-2027.

Procesi i konstituimit është zhvilluar mbi bazën e dispozitave ligjore në frymën demokratike dhe transparente, ku ka rezultuar që:

  • Kryetar i Parlamentit Studentor të UFAGJ-së për mandatin 2025-2027 unanimisht të zgjedhet studenti Besmir Pepshi.
  • Kryetare e Këshillit Studentor të Fakultetit të Edukimit për mandatin 2025-2027 me shumicë të votave të zgjedhet studentja Valmira Duka.
  • Kryetar i Këshillit Studentor të Fakultetit të Filologjisë për mandatin 2025-2027 me shumicë të votave të zgjedhet studenti Albion Rexhaj.
  • Kryetare e Këshillit Studentor të Fakultetit të Mjekësisë për mandatin 2025-2027 me shumicë të votave të zgjedhet studentja Ajshe Ukshini.
  • Kryetare e Këshillit Studentor të Fakultetit të Shkencave Sociale për mandatin 2025-2027 me shumicë të votave të zgjedhet studentja Arizona Syla.

Me këtë rast, udhëheqësit e rinj të zgjedhur morën detyrën me përgjegjësi dhe përkushtim për të përfaqësuar zërin e studentëve dhe për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të jetës studentore, akademike dhe sociale në UFAGJ.

Universiteti i uron suksese dhe mbarësi të gjithë përfaqësuesve të zgjedhur, me bindjen se do të jenë zëri i studentëve dhe një partner konstruktiv në zhvillimin e mjedisit universitar.

Fotot e lajmit

tp-bottom