Takim koordinues i menaxhmentit të Fakultetit të Filologjisë

Takim koordinues i menaxhmentit të Fakultetit të Filologjisë

Në Fakultetin e Filologjisë është mbajtur një takim i menaxhmentit, i cili kishte për qëllim shqyrtimin dhe koordinimin e zbatimit të Rregullores për studimet master, konkretisht procedurat e fazës së diplomimit.

Në këtë takim morën pjesë dekani i fakultetit prof. dr. Labinot Berisha, prodekani prof. asoc. dr. Senad Neziri, shefat e departamenteve prof. ass. dr. Petrit Duraj dhe prof. ass. dr. Mejreme Ymeri, si dhe referentja për çështje të studentëve Mentore Zejnullahu. Gjatë takimit u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me organizimin dhe funksionimin e studimeve master, me theks të veçantë në zbatimin korrekt dhe të unifikuar të rregullores në të gjitha departamentet.

Pjesëmarrësit u dakorduan për ndërmarrjen e hapave konkretë në funksion të rritjes së cilësisë së studimeve dhe përmirësimit të proceseve administrative dhe akademike në këtë nivel studimi.

Fakulteti i Filologjisë mbetet i përkushtuar në zbatimin e standardeve të larta akademike dhe në ofrimin e kushteve sa më të mira për studentët e studimeve master.

tp-bottom