FAKULTETI I FILOLOGJISË PËRFAQËSOHET NË KONFERENCËN E 15-TË NDËRKOMBËTARE PËR SHKENCAT SOCIALE NË TASHKENT NGA STAFI AKADEMIK DHE STUDENTËT

FAKULTETI I FILOLOGJISË PËRFAQËSOHET NË KONFERENCËN E 15-TË NDËRKOMBËTARE PËR SHKENCAT SOCIALE NË TASHKENT NGA STAFI AKADEMIK DHE STUDENTËT

Studentet e Fakultetit të Filologjisë, Gentiana Kuqi, Marjeta Nika dhe Leonita Rexhaj, në bashkëpunim me prof. asoc. dr. Senad Nezirin, kanë marrë pjesë dhe kanë prezantuar një punim shkencor në Konferencën e 15-të Ndërkombëtare për Shkencat Sociale, e mbajtur në Tashkent, Uzbekistan, nga data 10–12 prill 2026.

Konferenca, e organizuar nga një konsorcium ndërkombëtar institucionesh akademike dhe e mikpritur nga Tashkent Perfect University, mblodhi studiues dhe hulumtues nga vende të ndryshme të botës, duke shërbyer si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe prezantimin e rezultateve kërkimore në fusha të ndryshme shkencore.

Në kuadër të kësaj konference u prezantua punimi me titull: “Micro-dialectal Differences and Variations in the Speech of Gjakova and Peja – Evidence, Causes and Linguistic Dynamics”, nga studentet dhe profesori i Fakultetit të Filologjisë, i cili trajton dallimet mikro-dialektore dhe variacionet në të folmet e rajonit të Gjakovës dhe të Pejës, duke ofruar një analizë të thelluar të proceseve gjuhësore dhe të dinamizmit të tyre.

Pjesëmarrja në këtë konferencë ndërkombëtare përbën një arritje të rëndësishme për Fakultetin e Filologjisë dhe Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, duke dëshmuar angazhimin e vazhdueshëm në kërkimin shkencor dhe në ndërkombëtarizimin e veprimtarisë akademike.

Fakulteti i Filologjisë shpreh mirënjohje për studentët pjesëmarrës për kontributin dhe përkushtimin e treguar, si dhe mbetet i përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që promovojnë zhvillimin akademik dhe përfaqësimin dinjitoz në arenën ndërkombëtare.

Fotot e lajmit

tp-bottom