Vizitë studimore në Shkodër

Vizitë studimore në Shkodër

Në vazhdën e aktiviteteve studimore në programin master Gjuhë Shqipe, gjegjësisht në kuadër të lëndës “Gjeografi gjuhësore”, është realizuar një vizitë studimore në Shkodër me pjesëmarrës - studentë të vitit të parë – master Gjuhë Shqipe dhe profesorë nga Fakulteti i Filologjisë – Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë. Në këtë aktivitet studimor, fillimisht janë vizituar Departamenti i Gjuhësisë dhe Departamenti i Letërsisë në kuadër të Fakultetit të Shkencave Shoqërore, të udhëhequr nga dekani – prof. Artan Haxhi, duke u njoftuar me të gjitha hapësirat dhe fushat studimore që ofron Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Gjithashtu, në vijim të këtij aktiviteti studimor, është vizituar edhe Biblioteka e Universitetit të Shkodrës, në të cilën studentët dhe profesorët e Fakultetit të Filologjisë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, u njoftuan më për së afërmi nga drejtoresha Alketa Bekteshi dhe personeli ndihmës i saj, me fondin bibliotekar të pasur në fushën e albanologjisë përgjithësisht.

Në vijim të kësaj vizite, ka pasur edhe takime dhe diskutime lidhur me variantet specifike dialektore të kësaj zone, në kuadër të lëndës “Gjeografi gjuhësore”.

Kjo vizitë studimore u mirëprit nga nikoqirët, duke shkëmbyer informata të nevojshme studimore ndërmjet stafit akademik dhe studentëve të nivelit master në Gjuhë Shqipe. Kjo vizitë arriti synimin që ky bashkëpunim shkencor të zgjerohet dhe të vazhdojë edhe më tutje në nivele institucionale.

Universiteti i Shkodrës Luigj Gurakuqi

Fotot e lajmit

tp-bottom