Forcohet bashkëpunimi ndërinstitucional me Bibliotekën e Qytetit “Ibrahim Rugova”

Forcohet bashkëpunimi ndërinstitucional me Bibliotekën e Qytetit “Ibrahim Rugova”

Më 03.07.2026, përfaqësues të udhëheqjes dhe bartës të programeve të Departamentit Gjuhë Shqipe dhe Letërsi të Fakultetit të Filologjisë, zhvilluan një takim pune me drejtorin e Bibliotekës së Qytetit “Ibrahim Rugova”, z. Engjëll Berisha, me synim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe krijimin e mundësive të reja për veprimtari të përbashkëta.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e koordinimit dhe bashkëpunimit në realizimin e nismave dhe projekteve që kontribuojnë në zhvillimin dhe avancimin e Fakultetit të Filologjisë. Në këtë kuadër, drejtori z. Berisha shprehu gatishmërinë e Bibliotekës së Qytetit “Ibrahim Rugova” për të mbështetur iniciativat dhe projektet e përbashkëta, duke krijuar mundësi më të mëdha për përfshirjen e studentëve në aktivitete akademike, kulturore dhe komunitare.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, ndërsa të dyja palët u pajtuan që bashkëpunimi të vazhdojë dhe të intensifikohet edhe në të ardhmen përmes aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta.

Fotot e lajmit

tp-bottom