Profesori dhe studentet e Programit Master Gjuhë Shqipe të Fakultetit të Filologjisë prezantojnë punime shkencore në Konferencën Ndërkombëtare BRIDGE 2026 - “Connecting Knowledge, Innovation and Society for a Sustainable Future”

Profesori dhe studentet e Programit Master Gjuhë Shqipe të Fakultetit të Filologjisë prezantojnë punime shkencore në Konferencën Ndërkombëtare BRIDGE 2026 - “Connecting Knowledge, Innovation and Society for a Sustainable Future”

Në kuadër të Konferencës së 5-të Ndërkombëtare Shkencore BRIDGE 2026, e organizuar nga Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, më 20 dhe 21 nëntor 2026, në Prizren, janë prezantuar dy kumtesa shkencore nga profesori dhe studentet e Programit Master – Gjuhë Shqipe të Fakultetit të Filologjisë.

Prof. Asoc. Dr. Senad Neziri, në bashkautorësi me studentën Leonita Rexhaj, prezantoi kumtesën me titull “Lexico-Semantical Features of the Agricultural Lexicon of the Peja Speaker and the Surroundings”, ndërsa studentja Gentiana Kuqi prezantoi kumtesën “The Impact of Social Media Use on the Acquisition of Albanian Spelling Skills Among Primary School Students”.

Kumtesa në bashkautorësi me Leonita Rexhaj u prezantua më 20 nëntor, në sesionin shkencor të Fakultetit të Filologjisë, ndërsa kumtesa e Gentiana Kuqit u prezantua më 21 nëntor, po ashtu në kuadër të sesioneve shkencore të konferencës.

Konferenca BRIDGE 2026, me temën “Connecting Knowledge, Innovation and Society for a Sustainable Future”, mblodhi studiues, profesorë akademikë, studentë dhe profesionistë nga vende të ndryshme, duke krijuar një platformë për shkëmbimin e ideve, rezultateve kërkimore dhe përvojave akademike në fusha të ndryshme shkencore.

Pjesëmarrja në këtë konferencë ndërkombëtare përbën një mundësi të rëndësishme për promovimin e kërkimit shkencor në fushën e gjuhësisë, si dhe për nxitjen dhe afirmimin e angazhimit kërkimor të studentëve të nivelit master në veprimtaritë akademike dhe shkencore.

Fakulteti i Filologjisë vlerëson pjesëmarrjen dhe angazhimin shkencor të stafit akademik dhe studentëve, duke i konsideruar këto aktivitete si pjesë të rëndësishme të zhvillimit akademik, bashkëpunimit shkencor dhe avancimit të kulturës së kërkimit.

Fotot e lajmit