Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë ishte nikoqir i Konferencës së 5-të Shkencore Ndërkombëtare mbi Dialogun e Civilizimeve dhe Kulturave

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë ishte nikoqir i Konferencës së 5-të Shkencore Ndërkombëtare mbi Dialogun e Civilizimeve dhe Kulturave

Gjatë datave 29 dhe 30 Prill 2025, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë ishte nikoqir i Konferencës së 5-të Ndërkombëtare Shkencore me temën “Dialogu mes Civilizimeve dhe Kulturave: Integrimi Kulturor dhe Teknologjik, Sfidat dhe Mundësitë”, e organizuar në bashkëpunim me Universitetin Teknik të Tafila nga Jordania.

Kjo ngjarje shkencore mblodhi akademikë dhe studiues nga gjashtë shtete të ndryshme dhe shënoi një moment të rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor. Në ceremoninë hapëse, morën pjesë përfaqësues të lartë institucionalë dhe akademikë nga Kosova, Jordania, Maroku dhe vende të tjera.

Konferenca u hap me fjalimet përshëndetëse të Kryetar i Komitetit Shkencor Prof. Dr. Mohammad Al-Matarneh, i cili potenoi se është nder dhe e rëndësishme që në emër të delegacionit të Universitetit Teknik Tafila nga Jordania, të inaguroj procedurat zyrtare të kësaj konference. Kjo ngjarje shënon një hap të madh drejt zhvillimit të dialogut kulturor dhe shkëmbimit të dijes ndërmjet universiteteve tona.

Në fjalën e tij përshëndetëse zëvendësministri i MASHTI-t, z. Arsim Ademi vlerësoi lartë temat e konferencës dhe tha se dialogu i qytetërimeve është thelbësor për të kuptuar njëri-tjetrin. Përmes kësaj konference, ne mësojmë për kulturat dhe traditat e ndryshme, gjë që na ndihmon të përballemi më mirë me sfidat dhe të shfrytëzojmë mundësitë.

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, u shpreh se kjo konferencë është një dëshmi e përkushtimit tonë të përbashkët për të avancuar dijen shkencore dhe për të ndërtuar ura komunikimi ndërkulturor në një epokë me sfida të mëdha dhe transformime të shpejta teknologjike. Temat që do të shtjellohen nuk janë luks, por janë domosdoshmëri për ruajtjen e paqes dhe ndërtimin e një bote të qëndrueshme.

Ndërkaq, Kryetari i Konferencës dhe Dekani i Kolegjit të Arteve nga Universiteti Teknik Tafilia, Dr. Tariq Alsoud theksoi: sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për dialog mes qytetërimeve dhe përdorim të teknologjisë për të afruar popujt, jo për t’i ndarë. Kjo konferencë është një hap konkret në këtë drejtim, duke bashkuar akademikë dhe studiues nga vende të ndryshme me qëllim të përbashkët për ndërtimin e urave të mirëkuptimit.

Konferenca, që zgjati dy ditë, përfshiu prezantime nga studiues të Kosovës, Jordania, Maroku, Arabia Saudite, dhe vende të tjera mbi tema si: dialogu ndërkulturor, teknologjia dhe ndikimi i saj në kulturë, roli i arsimit në ruajtjen e identitetit, barazia gjinore dhe perspektivat ndërkombëtare të bashkëjetesës.

Ngjarja u mbyll më 30 prill me ndarjen e çertifikatave dhe mirënjohjeve për pjesëmarrësit dhe me prezantimin e rekomandimeve kryesore të punimeve shkencore.

Fotot e lajmit

tp-bottom