Departamenti i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë zhvillon takim pune me DKA-në në Gjakovë
Udhëheqja dhe bartësit e programeve të Departamentit Gjuhë Shqipe dhe Letërsi të Fakultetit të Filologjisë, më datë 03.07.2026, zhvilluan një takim pune me drejtorin e DKA-së, z. Hysen Brahimaj, me qëllim të mbështetjes dhe të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.
Synimi kryesor i takimit ishte shqyrtimi i mundësive për bashkëpunim dhe koordinim në realizimin e nismave dhe projekteve që kontribuojnë në zhvillimin dhe avancimin e Fakultetit të Filologjisë. Gjatë diskutimit, drejtori z. Brahimaj shprehu gatishmërinë për të mbështetur të gjitha projektet dhe programet që planifikohen të akreditohen, me qëllim të rritjes së mundësive për përgatitje dhe aftësim të studentëve, por edhe për angazhimin dhe zgjerimin e kontributit të tyre në komunitet.
Takimi u zhvillua në frymë bashkëpunimi dhe të dyja palët u pajtuan që takime të tilla të vazhdojnë dhe të intensifikohen edhe në të ardhmen.