Njoftim - Regjistrimi për studentët e pranuar në vitin e parë të studimeve për vitin akademik 2019/2020
Regjistrimi i kandidateve të pranuar dhe fotografimi i tyre për ID kartelë, do te bëhet nëpër fakultetet përkatëse, sipas këtij orari:
- Fakulteti i Edukimit me 29.07.2019 prej orës 09.00 - 15.00
- Fakulteti i Filologjisë me 30.07.2019 prej orës 09.00 - 15.00
- Fakulteti i Mjekësisë me 31.07.2019 prej orës 09.00 - 15.00
Kandidatet e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:
a) Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit,
b) Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.
c) Studentet shtetas te Republikës se Kosovës qe fillojnë studimet ne Universitetin e Gjakovës, vitin e parë të studimeve e kanë falas.
d) Pagesa për një semestër për studentë që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, do të jetë në lartësi prej 25 € për studime te rregullta.