Prof. Ass. Dr.  Nazli Tyfekçi

Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi

Prorektore për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte

Punimet shkencore të publikuara në platformat Scopus dhe Web of Science.
Titulli i punimit Viti Autorësia Linku

Nazli Tyfekçi, e lindur në vitin 1977 në Prizren, është pedagoge e dalluar në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani"  që nga viti 2015.  

Rrugëtimi arsimor i Dr. Tyfekçiut është shembull i një angazhimi të palëkundur ndaj dijes. Ajo fitoi titullin Ph.D. nga Universiteti Shën Kiril dhe Metodi në Maqedoninë e Veriut. Themeli i saj akademik u hodh në Universitetin e Prishtinës, ku kreu studimet magjistrale dhe studimet bachelor. Interesimet e saj kërkimore përfshijnë fushën e metodologjisë gjuhësore në përgjithësi dhe të metanjohjes si metodologji leximi në veçanti si dhe dygjuhësinë në mjedise multikulturore duke filluar nga teoria deri te dizajnimi dhe zbatimi.
Dr. Tyfekçi shquhet në botën e akademisë për një përvojë të pasur në fushën e arsimit dhe kërkimit. Për katër vjet ka  udhëhequr  me sukses Departamentin e Gjuhës Angleze në Fakultetin e Filologjisë. Kontributi dhe ekspertiza e saj ishin thelbësore për zhvillimin dhe suksesin e këtij departamenti.

Përveç angazhimeve akademike, Dr. Tyfekçi është themeluese dhe kryeredaktore e revistës shkencore ndërkombëtare “Revista për edukim social dhe shkenca ndërdisiplinore” të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë. Gjithashtu,  në rolin e Kryeredaktorit, udhëheq  Revistën Shkencore Ndërkombëtare "Prizren Social Science Journal".  Ajo  ka organizuar edhe një sërë konferencash për UFAGJ-në dhe është redaktore në disa revista të njohura kombëtare e ndërkombëtare. Përvoja e saj e pasur në  e programeve të seminareve është një tregues shtesë i përkushtimit të saj për të promovuar shkëmbimin dhe diskutimin akademik. Ndërkohë, që nga viti 2016, ajo është drejtore ekzekutive e OJQ-së “Shoqata e Shkencëtarëve dhe Intelektualëve të Kosovës”.
Dr. Tyfekçi   ka qenë mësimdhënëse vizitore në Hungari dhe Turqi dhe Itali, duke ndarë ekspertizën dhe përvojën e saj me studentë dhe kolegë në mjediset ndërkombëtare. 

Në vitin 2021 është dekoruar me mirënjohjen për performancën më të mirë si mësimdhënëse për Fakultetin e Filologjisë në UFAGJ.

Aktualisht, Dr. Tyfekçi është prorektore për Bashkëpunim Ndërkombëtare dhe Projekte në UFAGj, nga ku kontribuon bashkëpunime të shumta me universitete dhe institucione ndërkombëtare, duke pasuruar mjedisin akademik në UFAGj.

 

tp-bottom