Mbahet punëtoria e dytë me radhë nga English Language Fellow - Tristan Hicks, për stafin akademik të programit Gjuhë Angleze – Përkthim dhe Interpretim

Mbahet punëtoria e dytë me radhë nga English Language Fellow - Tristan Hicks, për stafin akademik të programit Gjuhë Angleze – Përkthim dhe Interpretim

Fakulteti i Filologjisë në UFAGJ kishte kënaqësinë të mirëpriste English Language Fellow - Tristan Hicks nga SHBA, për punëtorinë e dytë me radhë për stafin akademik në programin Gjuhë Angleze – Përkthim dhe Interpretim. Punëtoria u përqendrua në temën “Inteligjenca Artificiale në Edukim”.

Edukimi mbi Inteligjencën Artificiale dhe përfshirja e saj në edukim është domosdoshmëri në kohën tonë dhe zt. Hicks me përvojën e tij tregoi teorikisht dhe praktikisht rreth strategjive të përdorimit të saj.

Stafi po ashtu ndau idetë e tyre dhe ishte pjesë aktive e diskutimeve dhe veprimtarive për përfshirje të Inteligjencës Artificiale në planin mësimor, çështjen e plagjiaturës dhe zgjidhje të mundshme për përfitimin e dyanshëm, të Universitetit dhe studentëve.

tp-bottom