Njoftim rreth provimit pranues për Bachelor dhe Master në UFAGJ
Ju njoftojmë se provimi pranues mbahet nesër me datë 09.10.2024, në objektet e fakulteteve përkatëse, sipas ndarjes nëpër salla dhe këtij orari:
1. Fakulteti i Filologjisë (provimi mbahet në objektin e fakultetit të Edukimit dhe Fakultetit të Filologjisë)
Programi Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, në ora 10:00 - lista e kandidatëve nëpër salla
Programi Gjuhë Shqipe (Master), në ora 10:00 - lista e kandidatëve nëpër salla
2. Fakulteti i Mjekësisë (Provimi mbahet në objektin e Fakultetit të Mjekësisë)
Menaxhim Shëndetësor (Master), në ora 10:00 - lista e kandidatëve nëpër salla
Të gjithë kandidatët në provim pranues duhet të posedojnë dokument të identifikimit dhe konfirmimin e aplikimit, pa të cilat nuk mund t’i nënshtrohen provimit pranues.
Në kohën e mbajtjes së provimit pranues ndalohet përdorimi i telefonave celularë!