Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Comodita Home nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Comodita Home nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe kompania Comodita Home kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të forcimit të lidhjes ndërmjet arsimit të lartë dhe sektorit privat.

Kjo Marrëveshje bashkëpunimi (MB) ka për qëllim krijimin e mundësive për mbështetje dhe zhvillim të aktiviteteve të studentëve të Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë përmes bashkëpunimit me kompaninë Comodita Home. Kjo marrëveshje të sigurojë mundësi që studentët të kryejnë praktika të ndryshme në departamente të cilat vepron Comodita Home, si dhe mundësi për angazhimin e studentëve në aktivitete të ndryshme profesionale dhe praktike.

Kjo marrëveshje synon krijimin e mundësive për bashkëpunim në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, duke përfshirë zhvillimin e aktiviteteve profesionale, mbështetjen e studentëve përmes praktikave dhe trajnimeve, si dhe realizimin e iniciativave të përbashkëta që kontribuojnë në zhvillimin akademik dhe profesional. Poashtu krijohet mundësi që fillimisht 50 studentë të realizojnë praktika profesionale dhe eksperiencë direkte në kompaninë lider në treg, Comodita Home. 

Shefi i Zyrës Ligjore, Z. Kreshnik Sheremeti, shprehu falënderimet e tij ndaj Universitetit për krijimin e marrëdhënieve të mira, veçanërisht për mundësitë e praktikave për studentët e programit të Inxhinierisë Kompjuterike, duke theksuar se Comodita Home gjithmonë synon të siguroj teknologjinë më të avancuar të paisjeve në treg.

Rektori Bunjaku poashtu shprehu falenderim ndaj Comodita Home si një nga ndërmarrjet më me ndikim dhe punësim në qytetin e Gjakovës dhe shprehu interesimin e tij në lidhje me praktikat dhe aftësimin e studenteve që do të bjenë në këtë institucion.

Palët u shprehën se ky bashkëpunim paraqet një hap të rëndësishëm drejt krijimit të urave të qëndrueshme ndërmjet universitetit dhe tregut të punës, duke ofruar përfitime të ndërsjella dhe duke rritur mundësitë për angazhim dhe zhvillim të të rinjve.

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë mbetet i përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve strategjike që avancojnë cilësinë e arsimit dhe kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.

Fotot e lajmit

tp-bottom