Njoftim për studentët e programit Gjuhë dhe Letërsi Angleze
Në mbledhjen e Senatit të Universitetit të Gjakovës "Fehmi Agani" të mbajtur me datë 02.11.2016 është marr vendim që të gjithë studentët e programit Gjuhë dhe Letërsi Angleze, të cilët nuk e kanë fituar kushtin për vitin e dytë, mund të regjistrojnë semestrin e tretë (vitin e dytë) dhe të vijojnë ligjëratat mirëpo nuk mund t'i nënshtrohen provimeve të vitit të dytë pa e likuiduar provimet e vitit të parë.